Uragani Harvey: Uzina kimike rrezikon të shpërthejë

Kliko per me shume info

Një uzinë kimike pranë qytetit të përmbytur amerikan, Hjuston, pritet të shpërthejë ose të përfshihet nga flakët.

Gjatë shirave të furishëm nga uragani Harvey, në uzinën Arkema kanë dështuar sistemet e ftohjes së përbërësve kimikë dhe nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar zjarrin e mundshëm, tha kompania.

Kliko per me shume info

Uzina ka ndaluar prodhimin të premten, përpara zbarkimit të uraganit, ndërsa banorët përreth janë evakuuar.

Së paku 33 njerëz kanë vdekur nga uragani në Hjuston të Teksasit.

Furnizimet me energji elektrike janë goditur po ashtu, pasi kompanitë kanë mbyllur tubacionet.

Shkalla e uraganit është zvogëluar në stuhi, por Shërbimi Kombëtar i Motit ka parashikuar vazhdimin e shirave në lindje të Teksasit dhe perëndim të Luizianës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here