Uragani Harvey shkakton përmbytje "katastrofike" në Teksas

Bota

Uragani Harvey goditi në fundjavë shtetin e Teksasit, duke përplasur erëra të forta dhe shi të rrëmbyer në qindra kilometra vijë bregdetare.

Përmbytjet dhe tornadot që shoqëruan stuhinë vazhdojnë të përbëjnë rrezik për banorët e Teksasit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas vlerësimeve, në disa zona kanë rënë deri 1 metër e gjysëm rreshje, duke shkaktuar përmbytje të cilësuara "katastrofike".

Mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë, për shkak të shkatërrimeve të stuhisë.

Në Teksas janë mobilizuar grupe ndihmash, të cilët po ofrojnë ndihma materiale dhe mjekësore për personat e evakuuar.

Guvernatori i shtetit u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë brenda për të shmangur fatkeqësitë.

Stuhia shkaktoi të paktën dy viktima: një person të premten gjatë natës, vdiq kur shtëpia e tij në Rokport mori zjarr të shkaktuar nga uragani; personi i dytë ishte një grua, duket ndërsa përpiqej të shtunën të dilte nga makina në rrugët e përmbytura të Hjustonit. Infrastruktura e shtetit është dëmtuar rëndë.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se që nga e premtja në mbrëmje, të paktën shtatë tornado kanë goditur qytetin e Hjustonit. Në 24-48 orët e ardhshme pritet të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga stuhia.

Harvey u tha se është stuhia më e ashpër që godet Shtetet e Bashkuara në më shumë se një dekadë - me erëra prej 209 km në orë.

Stuhia u dobësua gradualisht, dhe pasditen e shtunës, nga uragan, u shndërrua në një stuhi tropikale. Megjithatë, dëmet materiale që shkaktoi janë të jashtëzakonshme.

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër federal, duke e shpallur Teksasin një zonë të prekur nga fatkeqësi natyrore.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e quajti Harvey-n stuhinë më e rëndë që ka goditur ndonjëherë Teksasin.

Kryetari i Bashkisë i Rokportit tha në një intervistë televizive se uragani ka shkaktuar shkatërrime masive të shkollave, bizneseve dhe shtëpive.

ME TE LEXUARAT