U dhunua nga 3 perona, ja shefi i pikës kufitare Triport (Foto)

Kliko per me shume info

Mëngjesin e sotëm, u bë me dije se shefi i stacionit të pikës kufitare Triport është dhunuar rëndë nga tre persona ende të paidentifikuar.

Bëhet fjalë për shtetasin S.C., 49 vjeç, banues në Vlorë.
Policia njofton se ngjarjen ia raportojë vetë i dëmtuari.

Kliko per me shume info

Njoftimi:

“Më datë 16.08.2017 rreth orës 01:25, Salla Operative Vlorë, njoftohet nga një telefonatë se pranë banesës së tij në lagjen ”1 Maj ” , një shtetas ka kërkuar ndihmë pasi e kanë goditur me sende të forta.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar të jetë shtetasi S.C., 49 vjeç, banues në Vlorë, i cili është punonjës Policie, me funksion, Shef i Stacionit të Pikës Kufitare Triport”- njofton policia.
Policia thekson se në momentin e ndodhjes së ngjarjes, ky punonjës policie nuk ka qënë me shërbim.
I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe aktualisht është jashtë rrëzikut për jetën.
Nga hetimi paraprak i policisë ka rezultuar se ndaj shtetasit S.C., është ushtruar dhunë fizike si edhe e kanë goditur me sende të forta, tre shtetas, ende të paidentifikuar nga policia.
Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here