U arrestua me 1.3 ton kanabis në Kavajë, gjykata liron të riun: "Pas një javë do martohet"

Aktualitet

Gjykata liron 8 ditë para dasmës, shtetasin Arvis Muçaj, i akuzuar për përfshirjen në trafikimin e 1.3 ton drogë te kapura ne Kavaje ne korrik 2017. Pas vendimit te gjykates, 24 vjeçari qëndroi një muaj në paraburgim, ndërsa Prokuroria në mungesë të provave kërkoi që të vendoset ndaj tij masa detyrim paraqitje.

Kishte caktuar ditën e dasmës më 27 gusht, por përgatitjet për të u detyrua t`i ndërpresë pasi u arrestua nga policia nën akuzën e përfshirjes në trafikimin e 1.3 ton drogë. 8 ditë para dasmës, Arvis Muçaj ka rifituar lirinë dhe është kthyer pranë familjarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I riu nga Vlora rezultoi se nuk është implikuar në tentativën për trafikimin të narkotikëve, ndërsa në mungesë të provave Prokuroria ka kërkuar që ndaj tij të vendoset masa detyrim paraqitje.

Më herët 24 vjeçari ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje, ndërsa ka kërkuar lirinë pasi do të martohej më datën 27 gusht.

Sakaq në rrjetet sociale avokati i tij, Saimir Vishaj, ka ndarë lajmin e lirimit të Arvis Muçaj.

Në operacionin “Piloti”, policia sekuestroi 1.3 ton drogë të ndara në dy automjete. Në pranga përfunduan Joni Sadikaj, Kejvi Hajdari dhe Roland Hysenbelliu. Rezulton se Arvis Muçaj kishte shitur një automjet që ishte përdorur nga trafikantët, të cilët nuk i kishin ndërruar pronësinë.

ME TE LEXUARAT