Turisti ukrainas bën kërdinë ndaj pushuesve në Sarandë, vjedh 8 mijë euro dhe tenton të arratiset

Kliko per me shume info

Policia njoftoi sot se një shtetas ukrainas është ndaluar në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, pasi u kishte vjedhur pushuesve në Sarandë vlera të mëdha monetare.

Strukturat e Policisë së Hetimit të Krimeve në Sarandë nëpërmjet metodave speciale të hetimit, për kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen në kohë dhe ndalimin, në Aeroportin e Rinasit ku ka qënë duke u larguar nga Shqipëria shtetasin, Oleg Koval, 43 vjeç, banues në Ukrainë.

Kliko per me shume info

Ndalimi i tij është bërë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.08.2017, në një hotel në Lagjen Nr.1, ku i ka vjedhur shtetasit I.P, 40 vjeç, banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro.

Policia tha se këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan ne cilesin e proves materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë, per vepren penale “Vjedhja”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here