Trazirat në koncertin e Frederik Ndocit, flet të vërtetën shokuese pronari i lokalit

Kliko per me shume info

Një rrëfim ka ardhur nga pronari i lokalit në Velipojë Lekë Marku, ku këndonte Frederik Ndoci, kur ndodhën trazirat me policinë.

Ai ka treguar se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk e kupton përse ndodh ndërhyrja e Policisë për të bllokuar këngëtarin të këndonte. “Unë nuk dua të bëj hamendësime të kota për shkakun e kësaj mënyrë që përdoret ndaj nesh, por di të them që nuk kam konflikt me askënd rreth e përqark restorantit.

Kliko per me shume info

Që kur kemi vendosur, bashkë me bashkëshorten, të kemi muzikë live, kemi marrë aprovimin e të gjitha bizneseve që gjenden pranë nesh në mënyrë që të ishim të sigurt se nuk shqetësohej askush.
Jemi munduar që me të gjitha mënyrat të jemi brenda kushteve të lejuara, madje kemi kufizuar edhe punën në mënyrë që të ketë shërbim më të mirë. Sot, nuk kemi pse të shkojmë drejt falimentimit për arsye të kota. Kam marrë edhe pamje live të muzikës për t’i bindur të gjithë që asgjë nuk është e tepruar, përkundrazi!
Kam regjistruar katër lokale që kanë muzikë të lartë dhe nivel krejt tjetër klientele dhe nuk duhet lënë, por nuk ndërhyn askush. Kam pamje të një nate më parë e le të shohin ambientin e të gjitha.
Kanë ardhur njerëz dhe ikin kur marrin vesh që është mbajtur ky qëndrim.
Ne e respektojmë orarin zyrtarë që është deri në 23:00 gjatë ditëve të javës dhe deri në 00:00, në fundjavë. Po presim përgjigje zyrtare për të mësuar se si do shkoj sot”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here