Tragjedi në plazhin e Vlorës, mbytet në det pushuesi tek Uji i Ftohtë

Aktualitet

Nje pushues humbi jeten diten e sotme teksa lahej ne det ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore.

Policia informoi se më datë 10.08.2017, rreth orës 15.40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në vendin e quajtur “Kalaja”, në Ujë të Ftohtë, një shtetas ka qënë duke kërkuar ndihmë në det.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Nga pushues të rastit i është dhënë ndihma e parë dhe është bërë e mundur nxjerrja e tij në breg.

Në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca por edhe pse i është dhënë ndihma e parë edhe prej tyre shtetasi ka ndëruar jetë", theksoi policia.

Sipas saj, mga verifikimi paraprak i policisë rezulton të jetë shtetasi L.B, 52 vjeç, banues në Patos.

"Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", bene me dije burimet zyrtare./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT