Trafikonte drogë në Angli dhe hiqej si portugez, shqiptari fundos veten me gafën para policëve

Aktualitet

Një i ri shqiptar është arrestuar sot nga policia britanike pasi ishte trafikant droge. I riu quhet Artinis Hajdarmataj dhe në Angli hiqej si shtetas portugez.

Ai në fillim u ndal në Uinkuorth Rod, të Benstid nga policia e Surreit. Gjatë marrjes në pyetje, shqiptari Hajdarmataj pretendonte se ishte portugez dhe quhej Samuel Alves.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia britanike e pranoi sfidën e shqiptarit dhe i kërkuan Artinisit të fliste portugalisht dhe ai ngeci. Kjo ishte edhe gafa që e fundosi të riun shqiptar që pas shoqërimit dhe verifikimit në stacionin policor u vërtetua puna e tij si trafikant droge.

ME TE LEXUARAT