Tmerri në Tiranë, dhunoi gruan dhe vajzën në gjendje të dehur, ja si ndërhyri policia

Kliko per me shume info

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39- vjeçar pasi u denoncua nga bashkëshortja për dhunë në familje.

Sipas saj, shtetasi Alban Balla ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur dhe ka nisur të debatojë ashpër me gruan. Kjo e fundit, shtetësja me iniciale D. Balla, 31 vjeçe deklaroi se bashkëshorti kohët e fundit sa herë që konsumonte alkool, sillej në të njëjtën mënyrë me të. Por kjo, sipas saj, nuk ishte vetëm me të, por dhe me vajzën e tyre 13- vjeçare. Bashkëshortja njoftoi menjëherë policinë duke njoftuar se 39-vjeçari mbante dhe një armë në shtëpi.

Kliko per me shume info

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur shërbimet e Komisariatit nr.3 që kanë arritur të neutralizojnë 39-vjeçarin që po ushtronte dhunë ndaj familjarëve.

Bashkëshortja dhe vajza e 39-vjeçarit kanë deklaruar episodin e dhunës, duke bërë edhe kallëzim me shkrim për ngjarjen. Nga ana tjetër, Policia tha se veç akuzës për dhunë në familje, Alban Balla akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu sportive, tip “Kralmagnum” me 38 fishekë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here