Tiranë, plagos me thikë një person, arrestohet 32-vjeçari

Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një person pasi plagosi me thikë një 30-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 në Rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 3, të cilët kanë konstatuar shtetasin A. Z., 30 vjeç, të dëmtuar me mjete prerëse thikë, i cili është dërgua për në S.Q.U., ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisaraiti ka rezultuar se shtetasi A. Z., ishte konfliktuar me shtetasin, Ardit Ibro, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3.

Grupi hetimor nga hetimet paraprake ka mësuar se këta shtetas janë konfliktuar për arsye banale midis tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në vendngjarje është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit prerës thikë.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

ME TE LEXUARAT