Tiranë, i dënuari për vrasje e pengmarrje kapet me armë në makinën e blinduar

Aktualitet

Finalizohet operacioni "Revolverët", qarkullonin me armë zjarri pistoletë, arrestohen dy shtetas.

Policia informoi se më datë 25.08.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit "Revolverët", ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

- Almir Ismaili, 41 vjeç, banues në Tiranë

- Roland Domi, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Në bazë të informacioneve që këta shtetas lëvznin me armë zjarri me vete është bërë organizimi i shërbimeve dhe ndalimi i tyre, të cilët lëviznin me një automjet të markës Audi A8 (i blinduar).

Nga kontrolli i ushtruar këtyre shtetasve i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- Një armë zjarri, pistoletë e markës SMITH & WESSON

- Një armë zjarri, pistoletë TT

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT