Grabitësit terrorizojnë pushuesin nga Kosova, i marrin makinën luksoze dhe 1500 Euro
Një 24-vjecar nga Kosova ka rënë pre e grabitjes nga persona të maskuar në mesnatë.
Shtetasi me iniciale B.H, 24 vjec, banues në Gjakovë ka bërë një denoncim në komisariatin e Krujës, ku ka thënë se dy persona të maskuar e të armatosur i kanë zënë pritë dhe i kanë marrë makinën e tij luksoze, tre telefona celularë si dhe paratë që kishte me vete, një shumë prej 1500 eurosh.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Në Komisariatin e Policisë Krujë ka denoncuar shtetasi B.H, vjeç 24, banues në Gjakovë, Kosovë se më datë 26.08.2017, rreth orës 22:30, tek “Ura e Gjolës”, dy persona të maskuar dyshohet se njëri kishte armë, i kanë marrë mjetin tip “BMV X5”, 3 celularë dhe 1500 euro. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve “, thuhet në njoftimin e Policisë.