“Tërmeti 9.5 ballë”, lajmi i rremë që tmerroi grekët…

Kliko per me shume info

Një lajm i rremë është përhapur në Greqi per tërmetin që ra sot në Kretë. Disa media greke, para disa ditësh njoftuan se ishulli do të goditej nga një tërmet i fortë me magnitudë 9.5 i shkallës Rihter.

Në fakt tërmeti që ra sot ka qenë 5.3 ballë. Në lidhje me këtë njoftim të rremë, autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbuluar se kush është personi përgjegjës që nxori të dhënat e pasakta, të cilat shkaktuan panik tek banorët e Kretës.

Kliko per me shume info

Mediat shkruajnë se është përmendur emri i drejtorit të Institutit të Sizmiologjisë në Greqi, Efthimios Lekka, i cili kishte bashkëpunuar për këtë studim me një sizmiolog lituanez, Jamez Roguard.

Efthimios Lekka është distancuar menjëherë nga ky rast duke thënë se nuk ka bashkëpunuar asnjëherë me sizmiologun lituanez. Ai theksoi gjithashtu se tërmete me magnitudë 9.5 nuk ka gjasa që të bien në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.