Tërbohet turisti anglez: Në Shqipëri më faturuan dhe sh… në banjë

Soft

Një koleg anglez, pas shumë bisedave të lira me të, sigurisht pas interesimit personal të tij për Shqipërinë dhe fjalëve superlative, këtë vit vendosi të vizitonte bashkë me të shoqen vendin e shqiponjave.

Ai udhëtoi në disa qytete të Shqipërisë dhe ishte mjaft entuziast dhe mjaft i ndjeshëm me celularin e tij, duke pëlqyer, falenderuar dhe ndjerë pozitivitet për Shqipërinë me fotot që ai postonte herë pas here në Facebook.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pëlqeu ushqimi, mjaft interes kishte për njerëzit, ndjeu bujari, respekt, por nuk nguroi të më pyeste dhe për një faturë që e solli me mesazh.

Fatura e tij kishte këtë togfjalësh: “Bërje shurre” në krahun e të cilit ishte dhe pagesa 40 leke.

Fatura me ketë togfjalësh të bënte dhe të qeshësh, por dhe të qash në vetvete.

E pashë me kujdes.

E rishikova përsëri. Nuk dija si të përgjigjesha.

Nuk dija vërtet.

Pas disa ditësh e pashë një të ngjashme të postuar dhe nga E. Hysa në Facebook ku kishte dhe një shtesë tjetër: “Vlera pa TVSh B 20 … 33.33” dhe TVSH B 6,67” ku më pas thuhej se TOTAL Lek 40,00” dhe shkruhej se ishte paguar me “Para në dorë: 40, 00” Jepej dhe numri i regjistrit elektronik, data dhe kuponi tatimor nr. …”

Kjo kishte ndodhur më 16/09/2015, pra dy vjet më parë.

Dhe në këtë kupon nuk mungonte stema e RSH dhe nënshkrimi i Institucionit MF.

ME TE LEXUARAT