Tentuan të grabisin bankomatin e një banke të nivelit të dytë në Sarandë, arrestohen dy bullgarët

Aktualitet

Policia e Sarandës ka arrestuar dy shtetas bullgarë, pasi tentuan të vjedhin bankomatin, e një banke të nivelit të dytë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 06:10, ku Salla Operative Sarandë është njoftuar nga qëndra e kontrollit të Bankomateve të një banke të nivelit të dytë se në lagjen ''Nr. 4 '', në afërsi të portit Sarandë tek një nga bankomatet e bankës ndodhen dy shtetas me disa sende (vegla pune) në dorë të cilët po tentojnë të vjedhin bankomatin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë menjëherë blutë pas këtij sinjalizimi ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë reagimit në kohë ka bërë kapjen në flagrancë të dy shtetasëve që po tentonin me një trapan dhe disa vegla të ndërhynin tek bankomati për të vjedhur vlerat monetare.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit

Mihal. Z., 28 vjeç, banues në Sofje, Bullgari,

Aleksander. D., 46 vjeç, banues në Sofje, Bullgari.

Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penle ''Vjedhja, e kryer në bashkëpunim'', parashikuar nga neni 134 e 25 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT