Tentoi të trafikonte 19 kg kanabis jashtë vendit, arrestohet në Muriqan 29 vjeçari nga Vlora

Kliko per me shume info

Policia kufitare në Muriqan, ditën e sotme ka goditur një rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, duke sekuestruar 19 KG lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sattiva”.

Blutë njoftojnë se nga ky operacion kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Zeqir Rrapi, 29 vjeç, banues në Vlorë. ‘’Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë),automjeti tip Renault me targe AA419RX me drejtues mjeti Zeqir Rrapi, u konstatua se poshtë sediljeve të pasme, në shasinë e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Kliko per me shume info

*20 pako, me peshë rreth 19 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva

Gjithashtu nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të lartpërmendur u gjet dhe u sekuetrua ne cilesinë e provës materiale një tjetër sasi lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion Italinë’’- sqaron policia.

Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” i parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here