Tentoi të korruptonte me 5 euro policin rrugor, arrestohet 32 vjeçari maqedonas

Kliko per me shume info

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetasin maqedonas, pasi tentoi t’a korruptojë.

Blutë njoftojnë se më datë 09.08.2018, rreth orës 08:30, punonjësit e qarkullimit rrugor, kanë konstatuar mjetin kamion tip “DAF”, me drejtues shtetasin maqedonas Z. A., 41 vjeç dhe pasagjer shtetasin T. R., 32 vjeç, në një orar ku lëvizja e mjeteve të këtij lloji ishte e ndaluar.
Punonjësit kanë bërë ndalimin e mjetit, ku drejtuesi i tij, i ka ofruar shumën prej 5 euro, punonjësit të qarkullimit rrugor në këmbim të mos vënies së masës administrative.

Kliko per me shume info

Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi maqedonas, Tomislav Ristovski, 32 vjeç, banues në Maqedoni.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here