Tenderi, Ministria e Transporteve: “I hapet rruga”, Rrugës së Arbrit

Kliko per me shume info

Ministria e Transporteve ka çelur zyrtarisht garën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, aksi kryesor që pritet të lidhur Shqipërinë qëndrore me atë verilindore. Përmes Agjencisë së Prokurimit Publik, ftohen të gjitha kompanitë e interesuara të dorëzojnë ofertat e tyre për ndërtimin e këtij aksi rrugor i gjatë 75 kilometra.
Sipas njoftimit ofertat do të hapen në 2 tetor dhe punimet e para për këtë aks do të nisin menjëherë pas firmosjes se kontratës me firmën fituese.
Vlera e projektit është llogaritur 33.6 miliarde leke, apo rrreth 254 milione euro. Ndërtimi i Rrugës së Arbrit do të financohet përmes partneritetit publik privat.
Kompania fituese do të financojë ndërtimin, ndërsa qeveria do të shlyeje me këste për 13 vjet.
Në mesin e muajit prill qeveria shpërbleu me një “bonus” ofertën e pakërkuar të Kompanisë “Gjoka Konstruksion” për këtë projekt. Po ne kete muaj, qeveria deklaroi që kalimi në këtë aks rrugor do të jetë pa pagesë për të gjitha automjetet, duke hedhur poshtë propozimin e kompanisë shqiptare që në projektin e saj parashikonte tarifë për qytetarët.
Gjendja ekzistuese e Rrugës së Arbrit aktualisht është me 20.1 km të përfunduara dhe të vëna në funksionim dhe rreth 15 km të tjera të ndërtuara jo plotësisht./rtsh

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here