Takimi me kryeministrat e rajonit në Durrës, Rama sërish me atlete (Foto)

Kliko per me shume info

Ditën e sotme, një takim joformal i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të zhvillohet në Durrës.

Ky takim është i dyti pas pas samitit të Triestes, ku mori pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Mësohet se në këtë takim do të mblidhen bashkë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, jo më larg se gjashtë javë pas samitit të Triestes e takimit të Podgoricës.
Kujtojmë që kryeministri i vendit në takimin në Trieste bëri bujë me atletet e tij, ndërsa mësohet se ai edhe në takimin e sotëm i ka veshur sërish ato.

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama pret në Durrës kryeministrin në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, atë maqedonas, Zoran Zaev, kryeministrja serbe, Brnabic, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic si edhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdic.
Në Durrës pritet të jetë i pranishëm edhe komisioneri i BE-së për Zgjerimin e Rajonet, Johannes Hahn.
“Johannes Hahn, Komisioner për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit do të udhëtojë për në Durrës, Shqipëri, të shtunën më 26 gusht, për të marrë pjesë në takimin jozyrtar të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Fokusi i takimit do të jetë nxitja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017, veçanërisht të planit të veprimit për thellimin e integrimit ekonomik rajonal. Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes do të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës. Hapat e tjerë konkrete përfshijnë njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, identifikimin dhe eliminimin e burokracisë dhe barrierave rregullatore që pengojnë tregtinë dhe investimet në rajon duke krijuar një dialog rajonal mbi transformimin digjital, si dhe hapja e negociatave për një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Komisioni Evropian mbështet fuqimisht bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor si një pjesë përbërëse të perspektivës së tij për anëtarësim në BE, përmes investimeve të konsiderueshme në ndërlidhjen e infrastrukturës, ekonomive dhe njerëzve me vetë rajonin, si dhe mes rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”.
Pas samitit të Triestes, Durrësi do të konkretizojë edhe më tej projektet e BE-së për Ballkanin. Zona ekonomike rajonale për të cilën u ra dakord gjatë samitit të Triestes pritet të jetë në krye të axhendës së bisedimeve, por edhe shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale. Takimi i menjëhershëm në Podgoricë pas Triestes, dhe tani në Durrës, në vazhdimësi të Procesit të Berlinit para tre vjetësh, është shenjë e interesit të lartë në rajon për bashkëpunimin rajonal.
Axhenda
9.40 Mbërritja e delegacioneve
9.55 Foto e përbashkët (foto +plane)
10.00 Sesioni i parë (plane në fillim + foto)
11.30 Deklarata për shtyp të kryeministrit Rama dhe komisionerit Hahn.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here