“Ta pres kokën po të pashë me mashkull tjetër”, shqiptari i fiksuar pas ish-të dashurës italiane

Policia italiane arrestoi një 28 vjeçar shqiptar, pasi ai ishte kthyer në makth për të ish të dashurën e tij.

Shqiptari kryente kërcënime të vazhdueshme, sms dhe telefonata pa fund në telefonin e ish-të dashurës. Një shqiptar 28 vjeçar ka përfunduar në pranga pasi ishte kthyer në mankth për të dashurën e tij italiane.

Kliko per me shume info

Për shkak të frikës, 27-vjeçarja italiane ishte transferuar në shtëpinë e tezes siç raporton Genova24. Kur kjo e fundit merr vesh historinë telefonon në numrin 112 duke i dhënë kështu fund edhe tmerrit që po përjetonte mbesa e saj.

Në dëshminë e saj përpara policëve, vajza italiane ka theksuar se është kërcënuar me mesazhe dhe telefonata, ka marrë më shumë se 300 të tilla, ndërsa vetëm gjatë një dite shqiptari i fiksuar keq pas saj e kishte telefonuar 190 herë. Ai nuk pranonte faktin që historia e tyre kishte marrë fund.

Por përveç kësaj, e reja ka folur për përndjekje, tentativa për ta prekur dhe puthur në çdo vend që i jepej mundësia. “Do të vras, do ta pras kokën nëse të shoh në krahët e një burri tjetër”,- mësohet t’i ketë thënë shqiptari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.