Synimi është Coutinho, Barcelona shokon me vendimin e fundit. Ja sa ofron për lojtarin

Kliko per me shume info

Barcelona ende nuk ka vendosur për zëvëndësuesin e denjë të Neymar Jr.

Së fundmi, mësohet se katalanasit do të bëjnë një përpjekje të tretë për të joshur Liverpoolin për shitjen e yllit të tyre, Philippe Coutinho, duke ofruar më shumë se 100 milionë paund. Gjigantët spanjollë tashmë kanë dështuar me ofertat e tyre prej 72 milionë dhe 90 milionë paund apo 100 milionë eurove për brazilianin që ka dorëzuar në klub një kërkesë transferimi të premten.

Kliko per me shume info

Dhe sipas Daily Express, pavarësisht nga ajo që Liverpooli thotë se Coutinho, 25 vjeç, nuk është në shitje, ata nuk po marrin asnjë përgjigje parasysh dhe do të rrisin ofertën e tyre në dy ditët e ardhshme.
Liverpooli kuptohet se e vlerëson Coutinhon afër 145 milionë paund [158 milionë euro], që ka gjasa të kalojë edhe buxhetin e Barcelonës.
Saga mund të zgjasë derisa afati kalimtar i transferimeve të mbyllet në fund të muajit me Barçën që janë duke kërkuar të nënshkruajnë me një zëvendësim për Neymarin e larguar.
Neymar i la gjigantët katalanas në një marrëveshje të madhe prej 222 milionë euro për Paris Saint-Germain, lëvizje kjo që e la Barcelonën të habitur.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here