Sulmi tragjik në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit (Video)

Kliko per me shume info

Në tragjedinë e Barcelonës, disa shqiptarë kanë raportuar se kanë qenë të pranishëm, por fatmirësisht kanë shpëtuar mirë.

Këtë e bëjnë vetë me dije personat në fjalë. Mësohet se njëra prej dëshmitarëve, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka dëshmuar të gjithë ngjarjen madje dhe momentin e arrestimit të të dyshuarit.

Kliko per me shume info

Shqiptarja e ka filmuar këtë video dhe shume turistë të tjerë kanë dhënë dëshminë e tyre në polici.
Ndërkohë Ambasada e Shqipërisë në Madrid i bëri thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të shmangin shëtitoren e Las Ramblas në Barcelonë ku pasditen e së enjtes ndodhi sulmi terrorist si dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Ministria e Jashtme bën me dije se nuk ka informacione për viktima shqiptare. Ministri Bushati dënoi këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin me popullin spanjoll dhe ngushëllimet familjeve të viktimave.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here