Sulmi tragjik në Barcelonë, autori i dyshuar shokon: Vëllai më vodhi identitetin dhe…

Kliko per me shume info

Autori i dyshuar i sulmit tragjik në Barcelonë, ku mbetën në vdekur 13 persona dhe qindra të plagosur, ka dhënë deklaratën e parë.

Mediat lokale kanë raportuar se Driss Oukabir, i përmendur nga Policia si i dyshuar, është arrestuar, por nuk dihet nëse ishte ai personi, i cili i ka dhënë furgonit. Garda civile njoftoi se fugoni i përdorur në sulm ishte marrë me qira nga Oukabir në qytetin Santa Perpetua de la Mogada.

Kliko per me shume info

Në furgon është gjetur një pasaportë spanjolle me emrin e një personi me origjinë nga Maroku, që besohet se është Oukabir. Ai e ka mohuar përfshirjen në sulm pasi ka pretenduar se identiteti i tij ishte vjedhur.
Policia spanjolle, sipas mediave, është ende në kërkim të adoleshentit që mendohet të ketë kryer sulmin terrorist në Barcelonë, i cili vrau 13 vetë dhe plagosi më shumë se 100 vetë.

Moussa Oukabir, 18 vjeç, besohet të ketë vjedhur dokumentet e identitetit të vëllait të tij më të madh për të marrë me qira një fugon të bardhë Renault.
Adoleshenti, i cili tha se ishte një shtetas spanjoll me origjinë marokene, kishte shkruar më parë për “vrasjen e të pafeve” në një postim në Facebook.
Vëllai i tij Driss Oukabir, 28 vjeç, i cili u raportua si i dyshuari kryesor u vetëdorëzua në një stacion policor në Ripoll, një qytet në veri të Barcelonës, jo shumë larg kufirit francez.
Vëllai i madh i të kërkuarit, dokumenti i identitetit i të cilit thuhet se është gjetur në furgon, thuhet se u arrestua pasi i tha policisë se vëllai i tij i kishte vjedhur dokumentet e identitetit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here