Sulmi ndaj gruas së ministrit, policia jep detajet: Ishte në makinë, e rrahën dy persona

Kliko per me shume info

Dy persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar fizikisht gjatë pasdites së djeshme Vitore Metaj-Stavilecin, gruan e ministrit në largim Blerand Stavileci. Policia ende nuk ka arrestuar ndonjë person, ndërkohë që po e heton rastin.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se ajo është liruar nga QKUK-ja pas trajtimit nga mjekët.

Kliko per me shume info

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Përmet Vula, Prishtinë, më 28.08.2017-13:20. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar veturën, është ndaluar dhe sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore në QKUK, e njëjta është liruar. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here