Sulm në Londër, dy oficerë policie plagosen me shpatë

Kliko per me shume info

“Buckingham Palace” është mbyllur dhe rreth tij është krijuar një perimetër sigurie, pas arrestimit nga policia të një agresori që ka sulmuar me shpatë dy oficerë të armatosur policie, përpara syve të turistëve të frikësuar.

Policia ndaloi të dyshuarin në 20:35 me orën lokale, e zbuluan se ai mbante një armë të ftohtë, ndërsa gjatë përpjekjeve për ta arrestuar atë kanë pësuar lëndime të lehta në krah.

Kliko per me shume info

Ai u arrestua nën dyshimin për dëmtime të rënda trupore dhe sulm ndaj policisë, vetëm pak metra larg “Buckingham Palace”, jashtë të cilit ka një prani të shtuar të Policisë Metropolitane.

Dëshmitarë të shokuar nga vendngjarja shkruan menjëherë mbi sulmin në rrjetin social “Tëitter”. Ata sugjerojnë se agresori i dyshuar mbante një shpatë, ndërsa disa të tjerë e përshkruan si hanxhar.

Fotografi të publikuara “online” shfaqin makina të shumta policie jashtë ndërtesës, ndërsa një perimetër sigurie është krijuar më pas nga oficerë të armatosur.

Policia Metropolitane konfirmoi se asnjë person tjetër nuk është plagosur gjatë incidentit. Një zëdhënës tha se “oficerët ndodhen në vendngjarje, pranë një qendre tregtare jashtë Buckingham Palace. Një person është ndaluar, e gjatë përpjekjeve për ta arrestuar, dy oficerë policie pësuan lëndime të lehta. Shërbimi i Autoambulancave të Londrës është thirrur menjëherë për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve, të cilët nuk janë transportuar në spital. Askush tjetër nuk raportohet i plagosur, megjithatë oficerët do të qëndrojnë në vendngjarje, ndërsa hetimet kanë nisur”.

Mbretëresha Elizabeth ndodhet aktualisht në rezidencën e saj skoceze, Balmoral, citon top channel.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here