Statistikat befasojnë, nuk është as anglishtja, as italishtja gjuha e dytë më e folur në Shqipëri

Aktualitet

Të gjesh se cila gjuhë flitet më shumë në një vend është shumë e lehtë pasi është edhe gjuha zyrtare e atij shteti.

Por, gjuha e dytë më e folur në një vend jo gjithmonë është e lehtë për t’u gjetur.

Por universiteti “Olivet Nazarene”, shkruan Business Insider, ka zhvilluar një studim të mrekullueshëm duke zbuluare se cila është gjuha e dytë më e folur në shumicën prej shteteve të botës. Këto të dhëna janë nxjerrë nga “Ëorld Factbook” i CIA-s.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Interesant është edhe fakti tjetër se në Shqipëri, gjuha e dytë më e folur nuk është anglishtja dhe as gjuha italiane, por është greqishtja.

Duke analizuar gjuhën e dytë më të folur në një vend mund të zbulojmë shumë për historinë e atij vendi apo edhe rajonit përreth.

Për shembull, Algjeria, Tanzania dhe Tunizia që të gjitha gjuhën e dytë më të folur kanë frëngjishten meqë ato kanë qenë koloni të Francës.

Ndërsa Shqipëria e ka vende fqinj Greqinë dhe një pjesë e madhe shqiptarësh kanë emigruar atje, ndërkohë që në vendin tonë ka edhe minoritarë grekë.

Në Bosnje e Hercegovinë, gjuha e dytë më e folur është kroatishtja, në Mal të Zi serbishtja sikurse edhe në Kroaci, ndërsa në Maqedoni dominon shqipja./ Tirana Observer

ME TE LEXUARAT