Spanjë, banda shqiptare masakron biznesmenin, i thyhen krahët 14 vjeçarit

Kliko per me shume info

Një grup kriminal prej 4 grabitësish shqiptarë dyshohet sejaneautore te një krimi makabër që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, në Boadilla del Monte të qytetit të Madridit në Spanjë.

Katër personat e maskuar hynë në shtëpinë luksoze të 40 vjeçarit me origjininë kineze me qëllimin për të grabitur çfarë të mundeshin.

Kliko per me shume info

Edhe pse grabitësit nuk kanë aktivizuar alarmin që ishte vendosur në vilën me vlerë 2 milionë euro, ata janë përballur me familjarët, konkretisht me biznesmenin 40 vjeçar.

Grabitësit e kanë goditur në kokë duke i thyer kafkën. 40 vjeçari ka vdekur pas disa orësh në spitalin e zonës. Në tentativë për të ndihmuar të atin, i biri i tij 14 vjeçar është rrahur gjithashtu barbarisht nga grabitësit. Të dy krahët e tij janë frakturuar nga grabitësit.

Në banesë ndodhej biznesmeni, e shoqja, dy fëmijët dhe punëtorja e pastrimit. Fqinjët kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë thirrur policinë, por kur ajo arriti në vilë, grabitësit ishin larguar pa lënë asnjë gjurmë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here