‘’Skifterët’’ shqiptarë ‘’çmendën’’ policinë italiane, por… ja çfarë i fundosi ato

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia e Parmës gjatë natës.

Blutë pasi ndoqën automjetin ku ndodheshin 3 shqiptar, të njohur si grabitës serialë në zonën e Correggios, u përplasën me mjetin e tyre, BMË të vjedhur qershorin e kaluar.
Nga përplasja mësohet të jenë lënduar edhe dy prej efektivëve të policisë. Por me sa duket edhe kjo metodë nuk ka rezultuar efektive, pasi siç raportohet, dy prej “skifterëve” ia kanë mbathur me vrap nëpër fshatin përbri rrugës.

Kliko per me shume info

Policia e Parmës ka arritur të arrestojë vetëm një prej hajdutëve, 32-vjeçarin Bardhok Lleshaj.
Megjithatë thuhet se blutë e Parmës i kanë identifikuar tashëm dy skifterët që shpëtuan gjatë natës dhe kapja e tyre është thjesht çështje kohe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here