Shorti përball Skëndërbeun dhe Partizanin, reagon De Biazi: UEFA duhej ta evitonte këtë duel

Kliko per me shume info

Ish- trajneri legjendar i Shqipërisë, Xhani De Biazi, ka reaguar pas ndarjes së shortit, ku Skëndërbeu dhe Partizani ranë në një grup.

Sipas tij kjo nuk është aspak gjë e mirë. Italiani e provoi në kurriz huliganizmin e serbëve, teksa me Kombëtaren më 14 tetor të vitit 2014 u dhunuan barbarisht dhe më pas përfaqësuesja e Serbisë e humbi duelin në KAS me Shqipërinë.

Kliko per me shume info

De Biazi thotë se UEFA mund ta kishte evituar këtë pjesë, duke marrë shkas edhe nga ajo që ndodhi dy vite më parë mes dy ekipeve përfaqësuese.

“Jam i surprizuar që do të luajnë bashkë. Mendoja se UEFA do ta kishte evituar një përballje si kjo”, ka deklaruar De Biazi ekskluzivisht për “Panorama Sport”.
GRUPI
Ish-trajneri i Shqipërisë gjithsesi ka vlerësuar me nota pozitive grupin dhe “i ka dhënë” shanse Skënderbeut që të mund të bëjë surprizën. “Nuk është i keq si grup. Mendoj se Skënderbeu do të përballet me kokën lart dhe mund të bëjë mirë gjatë fazës së grupeve”, tha trajneri.
HUMORI NË GJYQ
Gjatë seancave gjyqësore në KAS, ku serbët pretendonin se Shqipëria kishte refuzuar të dilte në fushën e lojës, edhe pasi ishin garantuar kushtet e sigurisë, ish-trajneri De Biazi i thirrur për të dëshmuar se përse ai dhe skuadra kuqezi kish refuzuar të dilte në fushë u përgjigj kështu: “Nuk e vë në dyshim se pas invadimit të fushës me huliganë mund të rikthehej sërish rendi dhe të luhej ndeshja, por kjo është njësoj sikur në një cirk të dalë luani nga kafazi dhe të hidhet te publiku. A ka publik që kthehet më brenda asaj dite edhe po t’i thuash se luani është kapur dhe është në kafaz?…”. E gjithë kjo shkaktoi ilaritet, por sigurisht që pati efekt edhe te juria./panoramasport

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here