Nesër ndeshja Skenderbeu-Dinamo Zagreb, ja super-masat e policisë

Kliko per me shume info

Nesër mbrëma, në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet sfida e kthimit e “play-off”-it të Ligës së Europës, mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit.

Duke qenë një event sportive ndërkombëtar, policia do të marrë masa të rrepta për mbarëvajtjen e tij. Përmes një njoftimi publik, Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit bën me dije për tifozët dhe gjithë të tjerët që i ngërthen puna dhe aktiviteti i së enjtes me këtë ngjarje të shumëpritur sportive:

Kliko per me shume info

“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe të Kroacisë, e cila do të zhvillohet më datë 24.08.2017, në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Sa me sipër, në orën 16:00 të datës 24.08.2017, ju bëjmë me dije se:
-Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në rrugën “11 Nëntori” nga “Kryqëzimi i Romëve” deri në dalje në unazë.
-Nga rruga “Kozma Naska” deri tek ish-konservimi nuk do të lejohet parkimi i mjeteve pasi do të përdoret për raste emergjente.
-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.
-Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek rruga “Kozma Naska”.
-Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini”, “Kryqëzimi i Romëve” deri tek kryqëzimi me rrugën “Kozma Naska”.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 350 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, komisaraitet vartëse të saj dhe nga FNSH-ja e Tiranës. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: sende të forta, shishe (të çfarëdolloji),
fishekzjarre, monedha apo metale (të çfarëdolloji), çelësa të ndryshëm. Në të kundërt, NUK do të lejohen të futen në stadium. Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit. Të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan iu kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 24 gusht 2017, duke filluar nga ora 16:00, lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti. Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here