Skandali në Vlorë/ Kapen dy gjobëvenësit, i vendosën gjobë 46 vjeçarit duke e kërcënuar

Kliko per me shume info

Dy gjobëvënës janë arrestuar nga policia e Vlorës një ditë më parë, pasi akuzohen se kanë vendosur gjoba duke kërcënuar shtetasin Sh.S., 46 vjeç.

Bëhet fjalë për shtteasit Endri Beqiraj dhe Julo Rrokaj, 28 dhe 25 vjeç. Sipas policisë, shtetasit prej muajsh kanë kërcënuar 46-vjecarin, banues në Vlorë gjithashtu. Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se ai do të jepte shumën e kërkuar, pra 100 mijë euro.

Kliko per me shume info

Hetimet tregojnë se gjobvënia nisi pas një sherri banal mes Sh.S. 46 vjeç dhe Endri Beqirajt.
Njoftimi:

Policia parandalon përshkallëzimin e një rasti të gjobëvënies me pasoja për jetën.

Kërcënojnë me jetë në rast se nuk do paguante një shumë prej 100.000 euro, (gjobëvënie), por arrestohen nga Policia gjatë pritjes për të marrë shumën e parave të kërkuara.

 

Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, duke përdorur metodat speciale të hetimit si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 12.08.2017, në fshatin Qishbardhë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

– Endri Beqiraj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

– Julo Rrokaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t’u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 Euro.

Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar.

Konflikti mes Endrit dhe shtetasit Sh.S, për motive të dobëta.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale “ Shtërngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109/b/25 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here