"Shumakeri" shqiptar kapet duke ecur me 289 km/h, ja super-gjoba që mori

Kosovë&Rajon

Policia e trafikut në Serbi e ka ndalur një veturë me targa të Kosovës, që po lëvizte me shpejtësi prej 289 kilometrash në orë.

Sipas mediumit b92, një ngasës veture me targa të Kosovës, shqiptar nga Kosova, me shtetësi të huaj, është ndalur nga policia e komunikacionit në Serbi, derisa ka vozitur në autostradën Beograd-Novi Sad me një shpejtësi prej 289 km/h.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

b92 shkruan se kosovarit i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje prej 100.000 dinarësh serbë, apo rreth 837 euro, transmeton Gazeta Express.

ME TE LEXUARAT