Shqiptari më i kërkuar në Europë vrau tre persona, mes tyre një polic

Në listën e 65 personave më të kërkuar në Europë ndodhet edhe shqiptari 49 vjeçar Aleks (Gani) Burreli.

Europol ka publikuar prej disa ditësh listën e personave në kërkim, ku sipas zyrës së organizates policore europiane  ata janë persona me rrezikshmëri të lartë dhe të përfshirë në grabitje, vrasje, atentate, armëmbajtje, trafik qeniesh njerëzore dhe drogë.

Kliko per me shume info

Shqiptari 49- vjeçar është në kërkim për llogari të drejtësisë dhe policisë greke, pasi është i dyshuar për armëmbajtje, vrasje të 3 personave dhe plagosje.

Policia greke ka theksuar se Aleks (GaniI) Burreli më 23 qershor 2016 u fut i armatosur në një restorant në Ayia Napa në Greqi duke vrarë një biznesmen, një polic dhe bashkëshorten e policit.

Ky krim sipas Europol është bërë në prani të fëmijëve të vegjël të policit dhe Burreli është një persona me rrezikshmëri të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.