E kapin në flagrancë duke grabitur, shqiptari “u thyen kockat” dy policëve në Itali

Kliko per me shume info

Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar, pasi në bashkëpunim me një person tjetër ka grabitur një apartament në rrugën “Carlo Linneo” në Parioli pranë Romës.

Shqiptari duket se është kapur në befasi nga ardhja e policëve, e ndërsa ishin banorët ata që kishin bërë lajmërimin pasi kishin dëgjuar zhurma në momentin që hajdutët kishin shqyer derën.

Kliko per me shume info

E ndërsa dy policë përfunduan të plagosur pasi patën konfrontime me hajdutët, njëri prej policëve ka ndrydhje të dorës ndërsa tjetri dyshohet për thyerje të rruazës.

Mësohet se shqiptari i arrestuar ishte prangosur edhe një herë vitin e kaluar

Në zonën ku u bë arrestimi kishin ndodhur dy grabitje duke marrë sende ari dhe argjendi. Gjatë kontrolli policia gjeti dy çanta të mëdha me sendet e grabitura nga të dyja banesat.

Gjithashtu policia ka gjetur edhe një makinë që përdorej nga hajdutët çelësat e së cilës u gjetën në xhepin e të arrestuarit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here