Shqipëria në BE, Hahn: Nuk ka një datë të caktuar, por…

Kliko per me shume info

Komisioneri Johanes Hahn, pas takimit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor pohoi se ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Ndonëse ai nuk foli për data, Hahn u shpreh se është optimist që Shqipëria do të anëtarësohet në BE.

Kliko per me shume info

“Sot ne diskutuam si të zbatojmë planet e përbashkëta ekonomike sepse zbatimi. Sot ky takim informal tregoi se ka një rritje të vëmendjes së krerëve dhe qeverive për procesin e Berlinit dhe unë e vlerësoj. Nuk kemi xheloz si komision europian përkundrazi jemi na pëlqen që ka iniciativa dhe ne e mbështesim. Kjo ndihmon vendet dhe qytetarët për një jetë më të mirë. Kjo kërkon reforma në drejtësi por ndonjëherë qytetarët tregohen nervoz se kur do përfundojnë gjithë këto reforma, por këto janë të mira për gjithë qytetarët ndryshe nga premtimet, por interesi ynë është që të gjithë këto vende të integrohen në BE. Cdo gjë bëhet në interes të qytetarëve, prandaj ne po fokusohemi tek zona ekonomike rajonale. Tregtia mes vendeve nuk është rritur dhe mund të themi se ka shumë potencial, por duhet investuar dhe ka një marrëveshje për të emëruar kordinator rajonalë.
Në cdo zyrë duhet të ketë koordinues për marrëveshjet ekonomike dhe ne po bëjnë ctë mundemi për të bërë që këto marrëveshje të zbatohen. Rezultatet e zgjedhjeve ishin një vendim i qartë politik dhe votuesit e kanë thënë qartë vendimin e tyre. Do të ishte jorealiste që dikush mund të marrë një vendim për një azil në europe. Ju lutem mos e bëni është e pamundur për ju. Cdo njeri që kërkon azil i bën keq edhe vendit të tij. Edhe lufta kundër kultivimit të drogës ka pasur një progres. Shikoj progres por duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të hedhur një hap. E nëse doni që do të ketë progres për anëtarësimin në Be, do të jetë zgjuarësia politike që sjell vendimin e duhur. Është cilësia dhe jo shpejtësi dhe ne do të përpiqemi që të kemi një mbështetje nga të gjithë vendet e BE dhe nuk mund të flas për një datë të caktuar dhe ekipi ynë po mundohet për të cuar përpara integrimin. Ne kemi investuar shumë dhe rezultati do të jetë një anëtarësim në BE”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here