Shpërthim me eksploziv trondit Vlorën, hidhet në erë makina e 35 -vjeçarit

Kliko per me shume info

Automjeti i një 35-vjeçari është hedhur në erë me eksploziv. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës, rreth orës 03:40 në lagjen ”Isa Boletini ”Vlorë.

Informacion paraprak nga policia:
Më datë 20.08.2017, rreth orës 03:40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Isa Boletini”, një automjet ka shpërthyer si rezultat i vendosjes së një sasie lënde eksplozive.

Kliko per me shume info

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar mjetin tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”, i cili ka qënë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të shtetasit P.S., 35 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë e shpërthimit të mjeti nuk ka pasur dëme në njërëz, vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.
Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here