Shpërthen si “vullkan” zjarri në Qafën e Lalarit në Fier

Aktualitet
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu “Qafen e Lalarit” në Patos. Flakët e zjarrit që kanë përfshirë zonën pyjore po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era. Vatra e zjarrit ka qenë mjaft aktive dhe gjatë mbrëmjes. Alket Halimi, shefi MZSH-së në Patos deklaron se zjarrfikësit po luftojnë me flakët për ti vendosur nën kontroll por janë në kushte tepër të vështira. “Po punojme jashte mundesive tona, era favorizon zjarrin.Rrezikohen seriozisht zjarrfikesit.Terreni është shume i thyer”, ka shkruar Halimi ne faqen e tij zyrtare. Zjarri rrezikon plantacione të mbjella me ullinj dhe dru frutorë.

Live qafa e lalarit situata teper kritike.Rrezikohemi seriozisht nga era dhe zjarri.

A post shared by alket halimi (@alket_halimi) on

ME TE LEXUARAT