Shpërthen në ecje makina në Fier-Vlorë, policia flet për ngjarjen

Aktualitet

Nje automjet ka shperthyer diten e sotme ne rrugen Fier-Vlore.

Policia informoi se më datën 30.08.2017, rreth orës 20:20, në Sallën Operative të D.P.Vlorë ka ardhur një telefonatë se në autostradën Vlorë- Fier, tek mbikalimi i Panajasë, është djegur plotësisht një mjet tip “Mercedes Benz”, i cili ka qenë në lëvizje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti i përket shtetasit N.R., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga përfshirja e automjetit në flakë nuk ka persona të lënduar. Dyshohet se automjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT