Shoferi besnik i princeshës Diana rrëfehet, zbulon sekretet nga nata e tmerrit (Foto)

Soft

Në 1991, pak njerëz e dinin të vërtetën e martesës së princeshës Diana, e cila po copëtohej, ndërkohë që princi Çarls kishte rinisur lidhjen e tij me Camilla Parker Bowles.

E shkatërruar, ajo kishte vendosur të bënte publike anën e saj të historisë duke zgjuar zemërimin e familjes Mbretërore të Britanisë së Madhe, por sekretet e saj më të errëta dolën në pah vetëm pas vdekjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lady Diana vdiq në një aksident në Paris, por edhe pse kanë kalur gati njëzet vjet, misteri i asaj nate pushton titujt e medieve britanikë edhe ditët e sotme.

Colin Tebbutt, një nga shoferët e saj më besnikë, tregoi për “The Sun” natën e 31 gushtit 1997, gjatë së cilës Princesha Diana vdiq në një aksident të tmerrshëm, duke bërë publike detaje makabre.

“Pas aksidentit atë nuk e quan në një morg, po në një dhomë spitalore, ku trupin e saj e mbuluan me shumë batanije. Shumë njerëz të panjohur vinin e shkonin dhe gjëja e parë që bëra ishte që të ndaloja njerëzit që vinin të mos përkuleshin mbi trupin e saj”, shkruan “Th Sun”, transmeton Syri.net.

Por kush ishin këta individë të panjohur, të rëndësishëm që vinin të verifikonin trupin e vdekur të Dianës?

Colin Tebbutt nuk jep emra: “Njerëzit ishin anëtarë të qeverisë, nuk e dija se kush ishin … Ata nuk thanë asgjë, vetëm se u përkulën, e shikonin dhe pastaj iknin”. Ai shton: “E dija pse ata vinin atje, por nuk mundja t’i ndaloja të vinin”.

Shoferi, megjithatë arriti të njohë një figurë politike, Presidentin e Republikës të asaj kohe në Francë, Jacques Chirac. Edhe ai erdhi vetë për të parë trupin e pajetë të Dianës. Edhe pas disa orëve, më vonë, kishte pak njerëz kuriozë që ngjiteshin në muret e dritareve për të parë trupin e Princeshës:

“Pashë njerëz që ngjiteshin nëpër muret, ata ishin pak më larg. Dritaret nuk kishin perde, prandaj kërkova disa batanije dhe i vara në dritare që të mos shikohej nga jashtë”.

Mësohet se pak para vdekjes ajo telefonoi dy djemtë e saj.

Ishte një bisede tipike telefonike mes dy djemve dhe nënës së tyre, e cila ndodhej në pushime në Francë. Biseda ishte e shkurtër, sepse djelmoshat dëshironin të vazhdonin të luanin me kushërinjtë e vet, e jo të kalonin kohë duke biseduar në telefon. Ajo bisedë e shkurtër telefonike e vitit 1997 i ndjek edhe sot e kësaj dite princat Ëilliam dhe Harry, sepse nëna e tyre, Princesha Diana, do të vdiste në një aksident me makinë po atë natë.

ME TE LEXUARAT