Shkodrani rrëfen historinë: Si vdiq sot gruaja në Velipojë

Aktualitet

Marr shkas nga nje ngjarje e rande e ndodhur sot ne afersi te baneses ku pushoj ne Velipoje. Zot mos i rafte kujt me pas nevoje per emergjence se duhet me te transportu me fugon mallrash.

Nje zonje pesoi infrakt ne oret e para te mengjesit dhe degjoj njerezit qe bertasin: Therrisni ambulancen.

Marr numrin 127 me idene se eshte i unifikuar ne gjith Shqiperine perAmbulancen. Me pergjigjet nje zonje qe thot se jemi Shkodra por merrni kete numer privat per Velipojen: 0688066400. Mes nxitimit mu desh ta telefonoj dy here per te fiksuar numrin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Per hir te vertetes duhet thane se ambulanca u pergjigj shpejt ve dy minuta pas telefonates dallohej me sy te lire qe po vinte drejt nesh. Por edhe pse prisnim me pa durim ndihmen e shpejte, ankthi shtohej kur shihje sa vononte ambulanca te vinte nga rruga pas pallateve te Fishtes deri ne vendngjarje. Rruga eshte shum e keqe e mundshme per tu kaluar vetem me Zetor dhe per me teper ka 10-15 Bume te vendosura nga bizneset private qe e ngadalesonin edhe me shum ambulancen.

Me te mberritur aty, doktoresha u mundua ti jepte ndihmen e pare. Por ambulanca nuk kishte as oksigjen, as defibrilator, e pershtatshme vetem per fugon mallrash.

Fatkeqesisht zonja nderroi jete.

Kjo ngjarje na shokoi te gjithve. Na shokoi edhe nderhyrja e shpejte me mjete rrethanore, nje çante ilaçesh, nje stetoskop!

Ne Shqiperi mundesh me vdek per kot.

Pse i paguajme taksat kur nuk marrim as sherbimet minimale?!

As ne Velipoje qe mbledh te ardhura ma shum se te gjith, nuk ka sherbim!/shodranews

ME TE LEXUARAT