Shkëlzen Berisha pajtohet me ish-gruan, i rikthen gjënë më të shtrenjtë

Showbiz

Shkëlzen Berisha dhe ish-gruaja e tij Sadije Berisha duket se fund kanë bërë paqe që pas momentit të ndarjes, kur marrëdhëniet e tyre u lëkundën fort.

Për më shumë se 4 vjet, Sadija akuzoi publikisht ish-burrin e saj se nuk i kishte kthyer kalin ashtu si i kishte premtuar se do ia kthente pasi t’i vaksinonte dhe të pajiseshin me pasaportë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për disa mund të duket çudi por Sadija e vuajti shumë mungesën e kalit të saj dhe nuk rreshti kurrë së shkruari për këtë episod. Sot, më në fund, Shkëlzen Berisha ia ka rikthyer.

“Meri është rikthyer”, shkruan Sadija entuziaste nga Stokolmi ndërsa ndan edhe fotot.

ME TE LEXUARAT