Shkaktoi djegjen e 3 dynym tokë, arrestohet 42 vjeçari në Tiranë

Kliko per me shume info

Policia e Tiranës ka vënë një tjetër person në pranga, pasi dyshohet se ka shkatërruar një sipërqafe toke duke i vënë zjarrin.

Blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Festim Taku, 42 vjeç, banues në fshatin Vaqarr.

Kliko per me shume info

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.6, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit :

– Festim Taku, 42 vjeç, banues në fshatin Vaqarr.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi më datë 10.08.2017, rreth orës 14 : 00 në fshatin Kodër Shkretë, Njësia Administrative Vaqarr, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku për pasojë janë djegur rreth 3 dynym tokë (shkurre, lis, dushk) në pronësi të shtetasit M.M., 62 vjeç, banues në fshatin Vaqarr.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” , parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here