Sherri i rëndë në Sarandë, policia identifikon të arrestuarit

Kliko per me shume info

Një natë pas sherrit me sende të forta në Sarandë, policia e qytetit ka dhënë detaje.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1, ku një konflikt mes 4 shtetasve ka përfunduar me dëmtimin e njërit prej tyre, ku për pasojë është dërguar në Janinë për mjekim më të specializuar.

Kliko per me shume info

Blutë, nuk tregojnë motivin e ngjarjes, pornjofton se ka identifikuar të arrestuarit. Bëhet fjalë për shtetasit:
Adriatik L, 18 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”,
Flavio T, 21 vjeç, banues në Fier, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”,
Arben B, 32 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”, dhe

Albjon S, 24 vjeç, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Shkatërrim i pronës”, të parashikuara nga nenet 88, 89, 150, 278 dhe 279 të Kodit Penal.

 

NJOFTIMI:
Më datë 17.08.2017, rreth orës 23:30, në Sallën Operative Sarandë ka ardhur një njoftim se në lagjen “Nr.1”, pranë gjykatës, janë duke u konfliktuar fizikisht, disa shtetas.
Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka konstatuar se ishin konfliktuar me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit A.L., A.S dhe F.T., me shtetasin A.B.

Në momentin kur kanë mbritur shërbimet e Policisë, në vendngjarje Policia ka konstatuar shtetasit A.L, F.T dhe A.B.
Ndërsa shtetasi A.S., ishte larguar nga vendi i ngjarjes me automjet dhe gjatë largimit ka dëmtuar edhe disa automjete të tjera.
Si pasojë e konfliktit ishte dëmtuar dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasi A.L.

Ndërsa shtetasi A.B ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Janinës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, si dhe kapjen e ndalimin e shtetasit Albjon.S., i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në banesën e këtij shtetasi, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me 5 fishekë, dhe një armë e ftohtë (dorëzë dore).

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here