‘Sherri’ mes mjekëve gjatë operacionit bëhet video virale

Soft

“Dy mjekë në Indi janë pezulluar për pak kohë nga puna pasi u shfaq një video ku ata debatojnë para një gruaje shtatzënë që është në operacion,” – njofton spitali.

Pamjet e incidentit në spitalin Umaid janë shpërndarë me shpejtësi duke shkaktuar reagime të zemëruara te njerëzit.

Shumë prej mediave raportuan se gruaja lindi një foshnje të vdekur, por BBC vërtetoi se ky është lajm i rremë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një nga shefat e spitalit tha për BBC se gruaja dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk është bërë arsyeja e debatit ku pati mjaft të bërtitura por besohet se ka ardhur prej rrethanave.

ME TE LEXUARAT