EMRI/ Sherr me thika në Tiranë, plagoset 57- vjeçari, policia kap autorin

Kliko per me shume info

Një 57-vjecar me inicialet T. K, është plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta në Rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet.

Mësohet se Policia ka arrestuar autorin e dyshuar Arben Lezo, 57 vjeç, banues në Tiranë.

Kliko per me shume info

Njoftimi i policisë

Plagos me thikë gjatë një konflikti një shtetas, arrestohet në flagranc nga policia.

Më datë 22.08.2017, rreth orës 15:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur njoftim për një konflikt në Rrugën “Kongresi i Manastirit”, midis dy shtetasve.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 4, në momentet e para të arritjes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar shtetasit të cilët ishin konfliktuar midis njëri tjetrit, ku shtetasi T. K., 57 vjeç, kishte mbetur i dëmtuar me mjete prerëse thikë dhe u dërgua për në S.Q.U., për ndihmë mjeksore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisaraiti ka rezultuar se shtetasi T. K., ishte qëlluar me mjet prerës thikë, pas një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi:

– Arben Lezo, 57 vjeç, banues në Tiranë.

I cili është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.