Sherr me thika në Tiranë, plagoset 30-vjecari, arrestohet autori i krimit

Aktualitet

Plagos me thikë një shtetas, arrestohet në flagranc autori. Policia e kryeqytetit njoftoi se më datë 28.08.2017, rreth orës 22:15, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur njoftim për një konflikt në Rrugën "Pandi Dardha", Laprakë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 3, të cilët kanë konstatuar shtetasin A. Z., 30 vjeç, të dëmtuar me mjete prerëse thikë, i cili është dërgua për në S.Q.U., ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisaraiti ka rezultuar se shtetasi A. Z., ishte konfliktuar me shtetasin:

- Ardit Ibro, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3.

Grupi hetimor nga hetimet paraprake ka mësuar se këta shtetas janë konfliktuar për arsye banale midis tyre.

Nga kqyerja e vendit të ngjarjes është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrumi i mjetit prerës thikë.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga Nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT