Sherr mes kushërinjve për një shkallë në Shkodër, “më sheh gruan në pishinë”

Kliko per me shume info

Një shkallë e ndërtuar në një banesë tre katëshe në lagjen ‘Ndoc Mazi’ është kthyer në një konflikt mes dy kushërinjve, Lekë Gjeluci dhe Paulin Gjeluci. Të dy këta kanë shtëpitë ngjitur me njëri-tjetrin. Paulin Gjeluci ka vendosur një shkallë e cila lidh katin e tretë me çatinë. Por për këtë shkallë nuk është dakord djali i axhës së tij Lekë Gjeluci.

Ky i fundit ka bërë një padi duke e konsideruar si një ndërtim pa leje. Padia ka ardhur me arsyetimin se familja e Paulin Gjelucit, pra familja e djalit të axhës së tij sheh nga tarraca gruan e Lekës duke qenë se ka një pishinë në oborr.

Kliko per me shume info

Kjo çështje është në dyert e gjykatave prej një viti dhe është kthyer në një konflikt mes tyre. Tashmë policia bashkiake ka ardhur për të prishur shkallën por familja e Paulin Gjelucit, një invalid pretendon se prokuroria dhe gjykata i ka dhënë të drejtë dhe se nuk duhet prishur shkalla. Në vendin ku është konflikti kanë mbërritur edhe forcat e policisë.

Vajza e Paulin Gjelucit por edhe pjesa tjetër e familjes kanë debatuar me policinë bashkiake duke i thënë se nuk do lejojnë prishjen e shkallës.

Debati vazhdon ndërsa duhet pritur se si do të zgjidhet kjo situatë, citon shkodra news.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here