Sherr me pronaren e lokalit ku punonte, vëllezërit masakrojnë burrin e kushërirës

Kliko per me shume info

Ksamili është tronditur ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mësohet se një punonjës i cili kishte konflikte me pronaren e lokalit ku punonte, është rrahur keqazi me mjete të rënda nga dy vëllezërit e saj.

Punonjësi i keqtrajtuar është identifikuar si Artur Murataj, 42 vjeç, banor i Ksamilit.

Kliko per me shume info

Ngjarja është shënuar rreth orës 17.30 të së dielës, në lokalin në pronësi të shtetases A.S.

Artur Murataj është burri i kushërirës së pronares së lokalit ku punonte.

Me të mësuar për sherrin e motrës me burrin e kushërirës, në lokal kanë mbërritur vëllezërit e saj. përkatësisht Valter Lala 27-vjeç dhe Elton Lala 41-vjeç, të cilët kanë filluar menjëherë ta godasin me grushte e sende ta forta Muratajn në pjesë të ndryshme të trupit.

Menjëherë pas dhunës së ushtruar, dy vëllezërit janë larguar nga vendngjarja, ndërsa janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, të akuzuar për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje në bashkëpunim”.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës 42-vjeçari Murataj ishte i goditur në kokë, veshë e fytyrë dhe për rrjedhojë është shtruar në Spital.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here