Sherr masiv mes 8 personave në Sarandë, ja si përfundoi ngjarja

Kliko per me shume info

Një përleshje masive me sende të forta është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Saeandë, ku janë përfshirë 8 persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në qëndër të fshatit Xarrë, Konispol.

Policia thotë se shtetasit F.D, N.Gj, P.N, A.N dhe K.Sh janë konfliktuar për motive të dobëta dhe janë goditur me sende të forta me shtetasit V.Ç, Dh.Ll dhe L.Ç.

Kliko per me shume info

Për pasojë kanë marrë edhe disa dëmtime të lehta, por janë jashtë rrezikut për jetën. Më i lënduari në konflikt ka mbetur shtetasi F.D, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Tiranës.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar një armë të ftohtë, thikë.

Gjithashtu gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në banesën e shtetasit K.Sh, kanë konstatuar një sasi me rreth 741 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Ndaj shtetasve N.Gj, A.N, P.N, F.N, L.Ç, V.Ç, ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” ndërsa është bërë shpallja në kërkim i shtetasit K.SH për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.