‘’Shëndetësi falas’’, premtimi i dështuar i kryeministrit. Ja skandali në spitalin e Elbasanit (Video)

Aktualitet

Një skandal i filmuar në spitalin e Elbasanit ka tronditur sot të gjithë.

Prej 4 vitesh, kemi dëgjuar shprehjen- premtim “Shëndetësi Falas” nga kryeministri Edi Rama, por këto pamje tregojnë se ky premtim nuk është mbajtur.

Pamjet që do të shihni poshtë vijnë nga urgjenca e spitalit të Elbasanit... pamje të shëmtuara dhe njëkohësisht të trishta. Një pacient është i shtrirë në dysheme dhe është lënë aty sikur të ishte një kafshë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk është e qartë nëse problemi ka qenë mungesa e shtretërve apo fakti se mjekët kanë qenë të “zënë” me të tjera punë, por qytetari që ka filmuar videon shkruan këto fjalë:

"Pershendetje. Ja edhe urgjenca e spitalit te elbasanit si funksionon e lejn te vdesi ne syte te gjithve"

Për më tepër ndiqni videon që është publikuar nga JOQ.

https://www.facebook.com/JETAOSHQEF/videos/10155192777673371/

ME TE LEXUARAT